Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Corporation

Follow us :

Blog

Prince Caffe ekspozon shijen e kafes në panairin prestigjioz “Gulfood Fair 2025” në Dubai

Ky është edicioni i 30-të i këtij panairi, me pjesmarrës afro 5 mijë e 500 kompani nga mbarë bota, njofton Klankosova.tv.

Sikur në shumë evente kryesore nëpër botë, Devolli Corporation po merr pjesë edhe sivjet në panairin “Gulfood Fair 2025” që po mbahet në Qendrën Botërore të Tregtisë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në “Gulfood Fair 2025” është duke u prezantuar edhe Prince Caffe, si prodhuesi më i madh në rajon me lloje të ndryshme të produkteve të kafesë.

Në ngjarjen ku po marrin pjesë kompani nga 129 vende të botës, po ekspozohet shija e veçantë që ka kafja Prince.

Pjesmarrës të shumtë nga vende të ndryshme të botës, e kanë shijuar kafenë e “Prince” në këtë panair, duke mos ngurruar ta tregojnë shijën unike dhe të rrallë të brendit kryesor shqiptar.

“Gulfood 2025” është hapur më 17 shkurt dhe do të presë vizitorë nga mbarë bota deri më 21 shkurt.