Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Corporation

Na ndiqni në:
Title Image

Kompania

Rreth Nesh

Historia

Kompania “Devolli Commerce” është themeluar nga i ndjeri z. Ibrahim Devolli më 1989, ndersa filloi aktivitetin afarist më 1990.

Ishte kohë sfiduese në fillimvitet 90-të kur z. IBRAHIM DEVOLLI gjeti guximin, kurajën të niste investimet në Kosovë, duke filluar si një kompani e vogël me gjithsej 30 punëtorë, e me teknologji të thjeshtë.

Sot, Shkelqim Devolli, djali i Z.Ibrahim Devollit, zhvilloi një korporatë të njohur rajonale me më shumë se 4500 punëtorë me teknologjinë më moderne të kohës, që njihet si “Devolli Corporation”.

Jemi të përkushtuar të vazhdojmë gradualisht avancimin dhe zgjerimin e programit prodhues dhe të shërbimeve, që përbëhen nga një spektër i gjerë aktivitetesh, duke ruajtur njëherësh pozitën stabile të kapitalit.

Më shumë se kaq, falë teknologjisë moderne, menaxhmentit të saj dhe strategjisë zhvillimore, “Devolli Corporation” është i gatshëm të përmbushë nevojat e konsumatorëve për produkte të cilësisë së lartë në çdo kohë e në çdo rast.


Aktualisht, “Devolli Corporation” ka një ekip të kualifikuar udhëheqës. Ka më shumë se 4500 punëtorë, të fokusuar kryesisht në përmbushjen e nevojave të konsumatorit. Udhëheqja e saj synon që në një periudhë afatmesme të rrisë numrin e punëtorëve deri në mijëra.

Me rrjetin gjithëpërfshirës, “Devolli Corporation”, arrin të furnizojë me prodhime dhe shërbime të mira çdo kënd të Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë dhe në mënyrë të sigurt, po e zgjeron eksportin edhe në shtete të tjera.

Vlerat Themelore

“Kualiteti i produkteve dhe shërbimeve tona mbështetet në kualitetin e njerëzve tonë”.

Ne, si Devolli Corporation, me të gjithë njerëzit tanë, aspirojmë të sigurojmë kënaqjen e konsumatorëve dhe rritje të vazhdueshme duke ofruar produkte dhe shërbime me standarde dhe kualitet të nivelit më të lartë.

Ne jemi të përkushtuar që të bëhemi simbol i besimit, kualitetit dhe vlerave.

“Objektivi jonë themelor është që të jemi më të mirët”.

Qëllimi ynë kryesor është që të jemi më të mirët në kualitet, shërbime, furnizim dhe distribuim duke ju ofruar mundësinë konsumatorëve që t’i kenë në dispozicion produktet dhe shërbimet tona me kualitetin më të mire të mundshëm.

“Kualiteti i produkteve dhe shërbimeve tona mbështetet në kualitetin e njerëzve tonë”.

Kompania jonë është e ndërtuar rreth dy aseteve kryesore, brendeve dhe njerëzve tonë.

Kombinimi i talentit, mësimit, diturisë, eksperiencës dhe pasionit të njerëzve tanë ka bërë që të arrijmë këtu ku jemi.

Ambienti i punës ndihmon në rritjen profesionale të punëtorëve tanë si dhe në marrëdhënie të shëndosha ndërnjerëzore.

Fokusi

Kualiteti është çelësi kryesor që e përcjell krijimin dhe mbrojtjen e brendeve tona.

Në përputhje me kërkesat e tregut, ekipi ynë i ekspertëve analizon nevojat e tregut dhe në bazë të këtyre rezultateve,
e përcakton konceptin e një produkti të ri.

Fazat e krijimit dhe prodhimit të një produkti kalojnë nëpërmjet proceseve të ndryshme në mënyrë që të krijohet një produkt i sigurt dhe i dashur për konsumatorët.Kontrolli i cilësisë bëhet nga stafi profesional i cili mundëson një nivel të lartë të mbështetjes analitike.Një prej pikave kryesore ku ne fokusohemi është diferencimi i produkteve tona në krahasim me konkurrentët për nga cilësia.

Fushat më të rëndësishme ku bazohet strategjia e Devolli Corporation janë:

  • Marrëdhëniet me konsumatorë
  • Menaxhmenti i produkteve
  • Kualiteti
  • Besnikëria e punëtorëve
  • Zhvillimi i punëtorëve dhe komunitetit
  • Progresi i shitjeve
  • Hulumtimi dhe zhvillimi si dhe kontrollimi i shpenzimeve
  • Kosunmatorët

Çdo klient ka nevojat e veta specifike dhe si furnizues duhet të dëgjosh me kujdes këto kërkesa dhe të jetosh me to përgjithmonë!

Konsumatorët e kënaqur, së bashku me stafin e kënaqur, janë pasuria më e vlefshme e kompanisë. Konsumatorët janë vlera jonë më e madhe, prandaj ne i kushtojmë atyre vëmendje të veçantë, duke komunikuar hapur dhe me përgjegjësi në mënyrë që të ndërtojmë besim dhe respekt reciprok.

Duke pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me konsumatorët, ne përpiqemi që t’i rrisim investimet tona dhe t’u ofrojmë atyreprodukte dhe shërbime edhe më inovative, në mënyrë që kjo marrëdhënie të jetë afatgjate.Ne mundohemi ta japim maksimumin përmes njohurive tona në industri të ndryshme, që nga prodhimi e deri te konsumi.

MISIONI

Për Kompanin më të madhe në vend “Devolli Corporation” Fokusimi në kuptimin e nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve, përzierja e ekspertizës së kapitalit njerëzor, inovacioni dhe burimet e teknologjisë, përfaqësojnë benefitet që i konsiderojmë si primare në kompaninë tonë.

VIZIONI

Në Devolli Corporation, vizioni ynë është që të jemi të njohur në vend por edhe në Evropë nga konsumatorët, komunitetet dhe njerëzit. Ne gjithmonë e bëjmë të pamundurën për t’u ofruar vlerat më të larta të produkteve të Devolli Corporation

Përgjegjësia Sociale

Si Devolli Corporation, ne përpiqemi të arrijmë standarde të larta të përgjegjësisë sociale. Për më shumë, ne gjithmonë kemi besuar në rëndësinë e ndërtimit të një kompanie të madhe e të qëndrueshme me produkte dhe shërbime të ndryshme inovative.