Lajmet e Fundit
Prodhimi
Prince Caffe Turke
Është një përzierje e kokrrave origjinale dhe të përzgjedhura të kafesë, në përputhje me recetat unike dhe të dizajnuara për ata që dëshirojnë shijen e fortë dhe tradicionale të kafesë, të zezë me krem të shijshëm. Produkti më i shitur nga Devolli Princ Caffe dhe produkti më i shitur i kafesë në vendin tonë. Ai shitet edhe në vendet e rajonit. Një filxhan kafe turke është një mishërim i pazëvendësueshëm i miqësisë, dashurisë, shijes dhe traditës … Ne jemi krenar që ne e mbajmë këtë traditë me Prince Caffe Turke, një kafe që është rrënjosur në shtëpitë kosovare më shumë se çdo produkt tjetër i kafesë. Për shkak të shtresës së kremës që e bën, Prince Caffe Turke mbetet i ngrohtë për një kohë më të gjatë, duke dhuruar kënaqësinë e kafesë më të mirë. Kënaqësia për të pirë kafe turke ka vetëm një sinonim. Është, LEZET (kënaqësi turke) dhe e FRESKËT. Suksesi i Prince Caffe Turke bazohet në kokrrat me kualitetin më të lartë të kafesë në botë të zgjedhur me kujdes, të pjekur, të përzier dhe të paketuar në një paketim cilësor që përmban aromë, shije dhe freski. Ne në Devolli Prince Caffe besojmë se nuk ka asgjë më të mirë se një filxhan të ngrohtë të Prince Caffe Turke.
Pascalin
Pascalin është brend i ri i familjes së madhe të Devolli Corporation. Duke e blerë këtë brend, Devolli Corporation tani furnizon Kosovën dhe Maqedoninë me këtë lloj të kafes kualitative. Tani, kafja Pascalin vjen në treg me tri paketime të ndryshme; me 100gr, 200gr dhe 500gr. E prodhuar nga kokrrat më të mira të kafes, Pascalin është ajo që ju nevojitet dhe ju kënaq sa herë që e shijoni. Tradita e gjatë e kësaj korporate në këtë lëmi dëshmon dhe e përforcon cilësinë e kësaj kafeje që tani iu ofrohet konsumatorëve në pika të ndryshme shitëse.
Gold Espresso
Espresso gold është përzierje e mrekullueshme, duke e përdorur stilin italian gjatë pjekjes së kafesë. Me ekspertizën dhe teknikën tonë në industrinë e kafesë, nuk mund të pritet diç tjetër pos espreso e ëmbël, aromatike dhe mjaft e shijshme. Me shijen e saj të mirë që të dhuron kënaqësi, gold espresso shërbehet mjaft mirë si espreso, kapuçino, ose makiato, duke u bërë edhe më e mirë me kajmakun e saj.
Grande Aroma
Grande aroma është përzierje e veçantë e kafesë së pjekur të cilësisë premium me kafenë e bluar, e bërë nga shumëllojshmëria e kokrrave të kafesë të përzgjedhura me kujdes me aromë dhe shije të këndshme. Grande Aroma krijon kajmakun e mrekullueshëm të kafesë, ose të espresos. Ajo gjithashtu krijon kafe të këndshme aromatike kur pikon nga ata që e përgatisin.
INSTANT
Prince Caffe Sjell edhe produktet me te reja brendin e ri Prince Instant
Prince 3 in 1
Shijoni një përzierje të shijshme të ëmbëlsisë së kafes me krem të lehtë, kudo dhe kurdo që ju dëshironi. Prince Classic 3in1, me një aromë dhe shije të veçantë, përshtatshmërisht kthen përzierjen e errët në një kafe të bardhë dhe të ëmbël. E bërë me kokrrat e kafes me cilësi të lartë Robusta dhe e mbyllur në qese vetë-shërbyese, Prince Classic 3in1 kombinon përzierjen tonë me një sasi kremi dhe sheqeri për të krijuar një kafe të shijshme të bardhë dhe të lehtë.
Përzierje e shijshme e kafes, krem dhe sheqer.
Aromë qetësuese dhe të fortë.
Përzierje vetëm e ëmbëlsisë së kafes dhe kremit të lehtë.
E mbyllur në qese vetë-shërbyese, do ta keni me vete kudo që të jeni.
Prince Instant Strong & Rich
Prince Instant Mild është kafe që shkrihet e cila është përfituar nga kafja kokërr e pjekur. Janë përzgjedhur kokrrat e kafes me cilësi të lartë dhe pjekur me kujdes. Kafe e përkryer për rutinën e përditshme stresuese.
Prince Instant Smooth & Rich është kafe që shkrihet e cila është përfituar nga kafja kokërr e pjekur. Janë përzgjedhur kokrrat e kafes me cilësi të lartë dhe pjekur me kujdes. Kafe e përkryer për rutinën e përditshme stresuese.
Prince Instant Strong është kafe që shkrihet e cila është përfituar nga kafja kokërr e pjekur. Janë përzgjedhur kokrrat e kafes me cilësi të lartë dhe pjekur me kujdes. Kafe e përkryer për rutinën e përditshme stresuese.
Filter Coffee
Prince Caffee e njohur për prodhimin e kafesë më të mirë në vend, duke ofruar lloje nga më të ndryshme të kafesë për adhuruesit e saj tani më ka sjellë në treg një llojë të ri të kafesë e quajtur si Filter Coffee.
Filter Coffee është kafe e fortë e pjekur, duke mos u larguar nga shija e kafesë Prince, dhe është kafeja ideale për përgatitje në aparate për filter kafe.
Në shije, kafeja e filtrit është më pak me acid se kapuçino, espresso ose machiato dhe ka shije më delikate kafeje. Gjithashtu ka bluarje më të trashë dhe zihet për një kohë më të gjatë në një temperaturë më të ulët.
Prince Horeca Flavour & Coffee Creamer
Shijoni momente të veçanta me Prince Vanilla. Me një përzierje të lehtë të kafes dhe qumështit Prince Vanilla krijon ndjenjën e të qenit në coffe shop në komoditetin e shtëpisë tuaj. Një përzierje e kokrrave të kafes së cilësisë së lartë Arabica dhe Robusta e gjejnë rrugën e tyre në Prince Vanilla. Një përzierje e shijshme e kafes dhe vanillës, qumësht i skremuar pluhur dhe sheqer. Thjesht shtoni ujë të nxehtë dhe përzijeni!
Prince Coffee Cream është ideale për kafe të shijshme. Përdorimi i kremit pluhur është një mënyrë e përsosur që shijen e fortë të kafesë e bënë më të butë, duke i dhënë asaj një shije dhe aromë qumështi.
Krem pluhur i përsosur për kafe.
I jep kafes shije dhe aromë qumështi.
Përmban proteina të qumështit.
Gold & Decaf
Shijoni momente të Arta me aromën dhe shijen e kafes Prince Gold. Me zgjedhjen dhe pjekjen e kokrrave më të mira të kafes cilësore Arabica dhe Robusta vjen Prince Gold me aroma joshëse dhe shije të veçantë.
Kafese me përzierje të veçantë.
Me kokrrat e kafes më të mirë Arabica dhe Robusta
Pjekur ngadalë
Dizajni i veçantë i gotës së qelqit e mban kafen Prince Gold të freskët deri në pikën e fundit.
Prince Decaf me aromë të pasur dhe shije të veçantë pa kafeinë dhe e pjekur mesatarishtë. Kokrrat e kafesë Robusta rriten duke përdorur vetëm ujë për të hequr kafeinën. Shijojeni Prince Decaf pa kafeinë, kafe e cilësisë së lartë me përzgjedhjen e kokrrave më të mira të kafesë dhe e pjekur me kujdes.
Prince Decaf pa kafeinë.
Pjekur mesatarisht nga kokrrat e kafes Robusta.
Përdoret vetëm ujë për heqjen e kafeinës.
Dizajni i veçantë i gotës së qelqit e mban kafen Prince Decaf të freskët deri në pikën e fundit.
Prince Quick
Prince Quick pije me kakao pluhur e pasuruar me vitamin dhe minerale. Përmbanë vitaminën C, B1 dhe D. Është një burim i rëndësishëm i proteinave të qumështit. Mbështet fëmijët gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme dhe siguron vlera ushqyese.
Përmban vlera ushqyese.
Vitaminen C, B1 dhe D.
Përgatitet me qumësht.
Shërbimet
Terminali Doganor
Tradita, besueshmëria dhe suksesi i “Devolli Corporation” pasoi me hapjen e Terminalit Doganor që ofron shërbime të nivelit të lartë evropian.
Tradita, besueshmëria dhe suksesi i “Devolli Corporation” pasoi me hapjen e Terminalit Doganor që ofron shërbime të nivelit të lartë evropian.
Brenda kompleksit industrial të “Devolli Corporation” është vendosur Terminali Doganor, i ndërtuar sipas standardeve evropiane. Terminali ka një hapësirë prej 21.000 m² ku janë të vendosura më shumë se 50 biznese, zyra të ndryshme, që ofrojnë shërbime të ndryshme si :
- Agjenci zhdoganimi, banka, kompani sigurimesh, zyra doganore dhe kompani të tjera.
- Për të ofruar shërbime terminale, “Devolli Corporation” ka një kontratë shumë vjeçare me Autoritet Doganore të Kosovës.
Prince Coffee Shop
Nji zinxhir lokalesh kafeje filloi një dekadë ma përpara nga Devolli Corporation dhe ndryshoi mënyrën e t’mendumit për kafe n’ Kosovë.
Me kulturë kafeje t’importume nga bota e vjetër , ku kafe konsiderohej një macchiato e madhe ose e vogël, sot janë ma shumë se 50 recepta t’kafes t’përgatituna nga stafi i trajnum n’Prince Coffee House.. Prince Coffee House osht nevojë e përditshme për adikt lokal t’kafes n’cdo komunitet ku shërben. Një vend I dëshirum, I cili ju bon që për një kohë mi harru streset e përditshme t’jetes, vend I rahatshëm për mu taku me dosta, mu knaq me shoqni, me shijen e kafeve t’shumta dhe me specialitetet e ndryshme t’torteve dhe ambëlsinave. Tipari kryesore I PCH-së osht mikpritja, mysafirt kanë një zgjedhje, dhe na nuk dojmë që ata mu ndi ma pak se t’veçantë. Cdo herë me prani nxitëse për zhvillim kudo që shërben dhe kudo tjetër që do t’shfaqet. Sjelljet dhe veprimet , e bojn Princin ma shumë se veq një emën apo një produkt. Ai përfaqëson gjithcka cka na bojm! Pra na besojmë, se ajo cka na bojm, thur një cilësi t’energjisë pozitive që shtrihet nga Prince Coffee House, n’krejt botën! Me numrin e pikave t’hapuna deri tash, PCH osht zinxhiri I lokaleve shqiptare ma I madhi n’rajon! #shihemiteveni
DLS - Devolli Logistic System
Devolli Corporation mes shumë aktiviteve të veta bazike, ka zhvilluar dhe adoptuar sistem shumë modern të distribuimit i cili ka shtrirje në tërë territorin e Kosovës.
Qëllimi kryesor i krijimit të rrjetit të tillë të distribuimit ka qenë dhe mbetet përmbushja e kërkesave të konsumatorëve për produktet e Devolli Corporation si dhe mundësimi i aplikimit të strategjisë moderne të distribuimit në çdo pikë në të gjitha pjesët e Kosovës. Filozofia e distribuimit tek Devolli Corporation është që të tejkalohen pritjet e klientëve duke shërbyer cilësi të lartë të produkteve, shërbimeve dhe vlerave. Nga porosia deri te shpërndarja, Devolli Corporation qëndron një hap para duke përdorur teknika inovative në mënyrë që të shërbejë sa më mirë që është e mundur klientët. Sot Devolli Corporation ka në pronësi një flotë automjetesh transportuese prej mbi 100 automjete duke përfshirë:
- Kamionë të rëndë (10 t dhe 20 t)
- Kombi distribues (prej 3,5 t) dhe
- Automjete të vogla të tipit pick-up
Kënaqësa e konsumatorëve është pika referuese e Devolli Corporation që është edhe çelësi i suksesit të vazhdueshëm dhe arritjve.
Kontaktet
Na Kontaktoni
Devolli Corporation
Adresa: Zahir Pajaziti n.n.
30000 Peja , Kosovo
Tel : +383 39 434 591
Fax : +383 39 433 411
[email protected]
[email protected]