PRINCE CAFFE VAZHDON TË ARRIJË MAJAT E SUKSESIT, EKSPORTI I RADHËS NË ZVICËR
“Prince Caffe” nga e hëna ka filluar eksportin e radhës për në Zvicër.
Përfaqësuesja e departamentit të eksportit në “Prince Caffe”, Albulena Haliti, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se mbesin lider në vend sa i përket kualitetit të kafes.
Kjo sipas saj, ka bërë që vendet e huaja kanë rritur interesimin për prodhimet e tyre.
Haliti bëri të ditur se “Prince Caffe” ka marrë pjesë në panaire të ndryshme ndërkombëtare, gjë që ia ka mundësuar vendeve të huaja të provojnë shijen e kafes.
“Prince Caffe” ka filluar në vitin 2003, fillimisht në tregun vendor duke pasuar pastaj në vendet e rajonit. Duke dëshmuar kualitetin dhe cilësinë dhe për shkak të shijes unike është shfaqur interesimi edhe nga vendet e huaja. Sot ‘Prince Caffe’ eksportohet në mbi 20 vendet e botës”.
“Përfshirë vendet e Evropës, Amerikës dhe Afrikës. E kemi eksportin e 143 sot, i cili do të eksportohet në Zvicër. Ngarkesat bëhen në një kamion. Prince Caffe ka qenë prezent në disa panaire ndërkombëtare dhe shtetet e huaja kanë pasur mundësi me shiju kafen dhe ka rezultuar e suksesshme, sot kemi kërkesa të mëdha dhe të vazhdueshme për eksport në vendet e ndryshme”, u shpreh Haliti.
Ajo deklaroi se “Prince Caffe” për shkak të eksperiencës shumë vjeçare, nuk ka pasur asnjëherë probleme në eksport.
Haliti njoftoi se për shkak të kërkesave të mëdha, “Prince Caffe” është duke ndërtuar fabrikën e re, e cila përmban dhjetë fish kapacitete më të mëdha se sa aktualja.“Nuk kemi probleme në eksport për shkak të eksperiencës tash e disa vite. E ka një shije unike, këtë e kanë dëshmuar edhe shumë profesionit që e kanë shijuar kafen, falë teknologjisë, falë ekipit profesional dhe marketingut, gjithçka është e kompletuar që i përmban të gjitha”.“Duke i pasur parasysh kërkesat e vazhdueshme, ne jemi duke punuar në fabrikën e re e cila shumë shpejt do të jetë në pozicion”.
“Kjo fabrikë do të ketë kapacitetet dhjetë fish me të madh se aktualja. Vazhdimisht do t’i përcjellim kërkesat e klientëve sa i përket shijes të jashtëzakonshme”, ka thënë Haliti për EO.