Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë-SHBA
Sipërmarrësi kosovar Shkëlqim Devolli është takuar në SHBA me guvernatorin e shtetit të Texasit, Greg Abbott.
Në takimin në Houston, aksionari i Devolli Corporation ka diskutuar me të parin e Texasit për afarizmin e korporatës të cilën e udhëheq dhe investimet që janë duke u bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkëlqim Devolli ka vendosur qendrën logjistike dhe të distribuimit të bizneseve të Devolli Corporation për territorin amerikan në Texas. Guvernatori Abbott e ka siguruar Devollin se janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën. Ai po ashtu është shprehur shumë i kënaqur me cilësinë e produkteve të korporatës Devolli.
Devolli Corporation është duke shtrirë tutje tregun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po vazhdon eksporti masiv i dyshekëve dhe artikujve të tjerë të brendit Comodita, kurse është i pranishëm edhe me brendin tjetër Prince Coffee House.