Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Corporation

Na ndiqni në:

Blog

Vizita e Dritan Abazoviqit në gjigantin Devolli Corporation

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot ka zhvilluar një vizitë tek Devolli Corporation, ku bashkë me delegacionin e tij është pritur nga pronari i korporatës, Shkëlqim Devolli me drejtuesit e tjerë të kompanisë.

Fillimisht, ata zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, ku përveç diskutimeve për korporatën, janë dhënë edhe detaje për historikun e saj. Po ashtu u vizealizua edhe evoluimi dhe rritja e kompanisë Devolli nga themelimi e deri më sot.

Abazoviqi, pas takimit me dyer të mbyllura, bëri një turne nëpër fabrikën e Prince Caffe, nga ku është shprehur i fascinuar me gjithë punën që ka bërë ky gjigant i prodhimit në Kosovë.

Ndonëse Devolli Corporation sot ka tejkaluar jo vetëm kufijtë e Kosovës, por edhe të Evropës për eksport të prodhimeve të shumta, pronarët ruajnë me xhelozi hapësirën ku në vitin 1989 Ibrahim Devolli, babai i Shkëlqimit filloi rrugëtimin e kompanive të familjes Devolli.

Këtë pjesë e pa nga afër edhe kreu i ekzekutivit të Malit të Zi, e cila i la shumë përshtypje.

Gjatë turneut nëpër gjigantin e Prince Caffe, Abazoviq u njoftua me sukseset e saj, derisa u shpreh i hapur për bashkëpunim ekonomik të Malit të Zi me Devolli Corporation.

Pas kësaj vizite, pronari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, ka shtruar iftar për kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe delegacionin që e shoqëronte atë.

Ndryshe, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, qëndroi për vizitë treditore në Kosovë, gjatë së cilës takoi krerët politikë të vendit, kryetarë komunash, klerikë fetarë e bëri vizita në disa qytete.

Ndalesa e fundit e Abazoviqit në Kosovë, ishte pikërisht në Devolli Corporation, ndërkaq paraprakisht në këtë komunë vizitoi kreun e saj, Gazmend Muhaxheri e edhe Patrikanën e Pejës.

Kujtojmë se Devolli Corporation është kompani lidere në fushën e biznesit, produktet e së cilës eksportohen në tregun evropian dhe atë amerikan.

19:33 – Shkëlqim Devolli shtron iftar për Dritan Abazoviqin e delegacionin shoqërues të tij

Pronari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, ka shtruar iftar për kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe delegacionin që e shoqëron atë.

Kjo darkë vjen pas vizitës që Abazoviqi i bëri kompanisë Devolli, ku Shkëlqimi bashkë me drejtuesit tjerë të kompanisë zhvilluan një takim me dyer të mbyllura.

Pas takimit, Shkëlqim Devolli ia ka prezantuar fabrikën e Prince Caffe kryeministrit të Malit të Zi.

Devolli Corporation është kompani lidere në fushën e biznesit, produktet e së cilës eksportohen në tregun evropian dhe atë amerikan.

19:16 – Përfundon takimi, Abazoviq fillon turneun e tij në fabrikën e Prince Caffe

Tashmë ka përfunduar takimi i kryeministrit në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq me pronarin e Devolli Corporationm Shkëlqim Devollin

Pas takimi ka filluar turneu i  Abazoviqit dhe delegacionin e tij në fabrikën e Prince Caffe.

Abazoviq është shprehur i fascinuar me gjithë punën që ka bërë ky gjigant i prodhimit në Kosovë.

Devolli Corporation është kompani lidere në fushën e biznesit, produktet e së cilës eksportohen në tregun evropian dhe atë amerikan.

19:12 – Abazoviq në takim me krerët e Devolli Corporation, i prezantohen të arriturat e saj (VIDEO)

Rrugën për në Mal të Zi nuk mund ta merrte pa u ndalur tek firma taksapaguese dhe prodhuese më e madhe jo vetëm në Kosovë, Devolli Coporation.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është brenda në takim me drejtuesit dhe themeluesit e Devolli Corporation.

Takimi Abazoviq – Devolli

Aty, përveç diskutimeve që po bëhen për korporatën dhe po jepen detaje për historikun e saj, po ashtu u vizualizua edhe evoluimi dhe rritja e kompanisë Devolli nga themelimi e deri më sot.

Kjo është ndalesa e fundit e Abazoviqit në Kosovë, pra pikërisht në Devolli Corporation. Ndërsa, gjatë vizitës së tij në vend, Abazoviq u takua edhe me krerët shtetërorë por edhe liderët opozitarë.

Krejt në fund të vizitës së Devolli Corporation, nikoqiri i Abazoviqit, Shkëlqim Devolli do të shtrojë një iftar për kryeministrin nga Mali i Zi.

Kujtojmw se Devolli Corporation është kompani lidere në fushën e biznesit, produktet e së cilës eksportohen në tregun evropian dhe atë amerikan.

18:45 – Dritan Abazoviq mbërrin në Devolli Corporation pritet nga Shkëlqim Devolli

Kryeministri në detyrë i Malit  të Zi, Dritan Abazoviq, ka mbërritur në Devolli Corporation.

Ai u prit nga Shkëlqim Devolli dhe krerët e tjerë të kompanisë, teksa i pranishëm ishte edhe drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi.

Devolli Corporation do të shtrojë edhe një iftar për kryeministrin në detyrë të Malit të Zi.

18:26 – Gjithçka gati, Devolli Corporation shtron tepihun e kuq për Abazoviqin (VIDEO)

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sonte do të zhvillojë një vizitë tek Devolli Corporation.

Abazoviq bashkë me delegacionin do të pritet nga pronari i korporatës, Shkëlqim Devolli.

E për pritjen e Abazoviqit tashmë gjithçka është gati, ku Devolli Corporation ka shtruar tepihun e kuq për pritjen e tij.

Ndryshe, pas vizitës, Devolli si nikoqir do të shtrojë iftar për mysafirët nga Mali i Zi, meqë vizita e tyre po zhvillohet në muajin e Ramazanit.

18:14 – Speciale: Dritan Abazoviq viziton Devolli Corporation (VIDEO)

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, në vizitën e tij treditore zyrtare në Republikën e Kosovës, ka zgjedhur të vizitojë edhe korporatën Devolli Corporation.

Aty, Abazoviq do të pritet nga pronari Shkëlqim Devolli, i cili më pas edhe do të shtrojë iftar për nder të delegacionit nga Mali i Zi. /Klankosova.tv