‘’Devolli Corporation’’ sh.p.k.,, sipas nevojave dhe kërkesës së departamentit të prodhimit në Fabrikën e dyshekëve në Gjakovë, shpallë : Konkurs
0 Comments
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës,
- Shef i prodhimit.
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e tërë procesit të punës në fushën e prodhimit të dyshekëve.
- Është përgjegjës për prodhimin e dyshekëve sipas praktikës standarde të operimit, duke përmbushur standardin e cilësisë dhe objektivat e prodhimit.
- Të ketë njohuri për materialet e papërpunuara, mjetet, pajisjet, makineritë dhe proceset e përdorura në prodhimin e dyshekëve.
- Duhet të kuptojë praktikat standarde të punës, normat e cilësisë, normat e produktivitetit, udhëzimet e punës dhe dokumentacionin që lidhet me rolin e tij.
- Analizon udhëheqjen për funksionimin e suksesshëm të fabrikës duke përfshirë: prodhimin, kontrollin e cilësisë, mirëmbajtjen dhe monitoronin e pajisjeve punuese.
- Te jete i përgjegjshëm për të punuar me efikasitetin me të lartë të mundshëm, për t’iu shmangur gabimeve në prodhim, si dhe te kujdeset që kërkesat e prodhimit të plotësohen me kohë.
- Jep udhëzime dhe mbanë përgjegjësi në punëtoret e repartit dhe për punën që duhet të kryhet brenda orarit të punës.
- Identifikon mangësitë në prodhim dhe parashtron kërkesat për përmirësimet e nevojshme.
- Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punës dhe marrëdhënies me pjesën e stafit.
- Përgatitja e raporteve te ndryshme të mbarëvajtjes së punëve.
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga menaxhmenti.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Drejtimi: Inxhinieri Tekstilë
- Së paku dy (2) vite përvojë pune në fushën përkatëse,
- Te jetë në gjendje të punojë nën presion pune.
- Aftësi organizative dhe planifikim të prioriteteve;
- Aftësi të mira dhe njohuri të punës profesionale,
- Të ketë iniciativa dhe kreativitet për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
- Aftësi të mira komunikimi në Gjuhën Shqipe dhe në Gjuhen Angleze, njohja e gjuhëve tjera konsiderohet përparësi;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet MS Office, Excel dhe Power Point;
- Patent Shofer – Kategoria B
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore – universitare,
- Letër Motivuese,
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse,
- Çertifikatat e trajnimeve eventuale.
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes emailit – postës elektronike, në:
Aplikimet e pa kompletuara si dhe pa përvojën e punës nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 15.05.2018.