Oda Ekonomike e Kosovës i ndan ‘’Devolli Corporation’’ çmimin Punëdhënësi i vitit 2023
”Devolli Corporation”, ka rrëmbyer çmimin Punëdhënësi i vitit 2023, të cilin e ndau Oda Ekonomike e Kosovës.
Klan Arena sonte në këtë event qe e mbushur me përfaqësues të bizneseve, me mëse 400 biznese nga Kosova dhe po ashtu përfaqësues diplomatikë prezentë të cilët shërbejnë në Republikën e Kosovës.
Në këtë mbrëmje gala, çmim si punëdhënës të vitit morën gjithsej 16 biznese.
Lidhur me këtë ngjarje i pari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna foli për rëndësinë e bizneseve në Kosovë të cilët ndihmojnë faktikisht zhvillimin e po ashtu edhe promovimin e shtetit në rajon.
Më tej, ai ka falënderuar të gjitha bizneset për ndihëm që e kanë dhënë në vitin 2023 për taksat që ata i paguajnë shtetit të Kosovës.
Njëherit falënderim për bizneset ka bërë edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.