Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Corporation

Follow us :

Blog

Zyrtar i Kontrollit Financiar (3 pozita)

Zyrtar i Kontrollit Financiar (3 pozita)

Qëllimi i Pozitës

Zyrtari i Kontrollit Financiar është përgjegjës për mbështetjen e proceseve të kontrollit financiar, rishikimin e dokumentacionit financiar dhe monitorimin e zbatimit të procedurave financiare në pajtim me politikat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Verifikon regjistrimin e dokumenteve financiare, përfshirë faturat, pagesat bankare dhe dokumentacionin përcjellës.
  • Rishikon pasqyrat financiare dhe saktësinë e të dhënave të raportuara.
  • Kontrollon deklarimet tatimore, përfshirë TVSH-në, tatimin në paga dhe tatimin në të ardhura.
  • Rishikon librat e blerjes dhe shitjes dhe siguron pajtueshmërinë me evidencat financiare.
  • Përgatit raporte periodike financiare sipas kërkesave të menaxhmentit.
  • Monitoron dhe verifikon shpenzimet operative dhe administrative sipas buxhetit të aprovuar.
  • Mbështet procesin e mbylljes mujore dhe përgatitjes së raporteve financiare.
  • Kryen analiza financiare dhe krahasuese për identifikimin e ndryshimeve dhe devijimeve financiare.
  • Verifikon dokumentacionin mbështetës për shpenzime, kontrata dhe pagesa.
  • Siguron zbatimin e procedurave dhe kontrolleve të brendshme financiare.
  • Mbikëqyr pajtueshmërinë e proceseve financiare me politikat e kompanisë dhe kërkesat ligjore.
  • Asiston në proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm duke përgatitur dokumentacionin përkatës.
  • Bashkëpunon me departamentet tjera për çështje financiare dhe raportuese.
  • Arkivon dhe mirëmban dokumentacionin financiar sipas procedurave në fuqi.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 2 vite përvojë pune në financë, kontabilitet ose kontroll financiar.
  • Njohuri të mira të standardeve financiare dhe legjislacionit tatimor në Kosovë.
  • Aftësi të mira analitike dhe organizative.
  • Njohuri të avancuara në MS Excel dhe programe financiare/kontabël.
  • Aftësi për punë në ekip dhe komunikim profesional.

Kompetencat Kryesore

  • Saktësi dhe vëmendje në detaje
  • Integritet dhe konfidencialitet
  • Aftësi analitike
  • Menaxhim i afateve dhe prioriteteve
  • Përgjegjësi dhe profesionalizëm

Si të aplikoni:

Dërgoni CV-jat përmes email: [email protected] apo aplikoni fizikisht në adresën e kompanisë Devolli Corporation, rr:Zahir Pajaziti pn, në Pejë.

Afati i fundit për aplikim është: 29 Maj 2026.