
Shkëlqim Devolli vazhdon takimet në Kongres: Bashkëpunimi ekonomik rrit miqësinë Kosovë – SHBA
Kongresisti demokrat nga California, Jimmy Panetta, si dhe kongresistët republikanë, Warren Davidson nga Ohio, gjegjësisht Chris Smith nga New Jersey, kanë qenë pjesë e takimeve të radhës që sipërmarrësi Shkëlqim
Devolli po i zhvillon në Washington DC, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Devolli po i zhvillon në Washington DC, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pronari i Devolli Corporation po qëndron në kryeqytetin amerikan në kuadër të një vizite të karakterit ekonomik.
Afaristi kosovar, në takime të ndara në Kongres dhe në Senat, i ka njoftuar përfaqësuesit amerikanë për bizneset e Devolli Corporation në Kosovë, rajon dhe Evropë, si dhe afarizmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




