
Zyrtari i Lartë Amerikan për Tregti viziton Comoditën, impresionohet me prodhimet
Aleanca e “Devolli Corporation” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon të rritet përditë.
Në këtë frymë të enjten në fabrikën për prodhimin e dyshekëve “Comodita Home” në Gjakovë, qëndroi për vizitë zyrtari i Lartë Amerikan për Tregti me bazë në Budapest të Hungarisë, Neil Pickett.
Amerikani njëherësh edhe përgjegjës i ShBA-ve për rajonin u prit nga anëtarët e bordit të korporatës Devolli.
Ndalesa e parë ishte laboratori i kompanisë ku u njoftua për kapacitetet dhe specifikat prodhuese. Mysafirit nga stafi iu treguan edhe certifikatat për cilësi, të cilat kur i pa ia vërtetuan pritjet. I dërguari i ShBA-ve pa edhe përbërjen e dyshekëve që eksportohen në tregun amerikan. Pickett-it, iu shfaqën edhe dyshekët nga materiali i ricikluar si risi në vendin tonë. Kjo e impresionojë atë.

Hiç më pak nuk mbeti i befasuar kur pa prodhimin, shouroomin, paketimin, e deri te përgatitja për transport, nga tatim paguesi e punëdhënësi lider i vitit të shkuar në Kosovë.
Por nga Comodita produktet e së cilës në vitin 2023 ishin kryeeksporti i Kosovës zyrtari amerikan nuk u largua pa një kujtim.



