
Afaristi Shkëlqim Devolli takon senatorin amerikan Roger Wicker, flasin për bashkëpunimin tregtar Kosovë-SHBA
Afaristi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po vazhdon qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me senatorin Roger Wicker.
Në takimin që është mbajtur në zyrën e senatorit në ndërtesën e Senatit Amerikan, në Washington DC, është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet të Kosovës dhe SHBA-së, me theks të veçantë bashkëpunimin në çështjet e ekonomisë dhe tregtisë.
