
Ambasadori i Shqipërisë Malaj viziton Devolli Corporation, shprehet për shtim të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri
Ata janë pritur nga aksionari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli dhe anëtari i Bordit, Adriatik Kelmendi.
Ambasadorit i janë prezantuar hapësirat e fabrikës së miellit M&Sillosi në Xërxë dhe Comodita Home në Gjakovë, ku ka ndjekur nga afër proceset e prodhimit.
Nikoqirët gjithashtu e njoftuan ambasadorin Malaj për bashkëpunimin që njësitë e Devolli Corporation kanë me Shqipërinë.
Ambasadori Malaj ka nënvizuar se shembullin e afarizimit të Devolli Corporation në të dyja shtetet duhet ta ndjekin edhe ndërmarrjet e tjera nga Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete vëllazërore.
Sipërmarrësi Devolli i ka thënë përfaqësuesit të shtetit shqiptar se me bashkëpunimin e shtuar tregtar ndërmjet dy vendeve shtohen gjasat për rritje më të madhe ekonomike në rajon.


