Devolli Corporation ka marrë tri shpërblime nga Oda Ekonomike e Kosovës, e cila ka ndarë çmimet vjetore për vitin 2022
Në një manifestim tashmë tradicional të Odës Ekonomike të Kosovës, manifestim ky që këtë vit po ashtu shënoi edhe 60 vjetorin e ekzistencës së këtij institucioni të rëndësishëm kosovar, Devolli Corporation ashtu si edhe në dy vitet e kaluara përmbushi kriteret për t’u shpërblyer me çmimet “Tatimpaguesi i vitit”, “Eksportuesi i vitit” dhe “Punëdhënësi i vitit”.
Në ceremoninë e mbajtur në ambientet e mrekullueshme të Klan Arenës, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, para të pranishmëve tha se kjo ceremoni tradicionale këtë vit ka edhe rëndësinë e veçantë për faktin se Oda Ekonomike e Kosovës shënon edhe 60 vjetorin e ekzistencës dhe me këtë rast Rafuna i shprehu falënderimet e veçanta për të gjithë kontribuuesit e 6 dekadave për sukseset e arritura nga Oda.
Në theks të veçantë, kryetari i Odes potencoi mirënjohjen edhe ndaj kompanive të suksesshme të Kosovës, të cilët i quajti bartës të zhvillimit ekonomik të Kosovës së pasluftës.
Delegacioni i “Devolli Corporation ShPK”, u shprehën të lumtur që edhe këtë vit kompania ka realizuar suksese të radhës dhe po ashtu potencuan që plani zhvillimor i kësaj korporate, e cila numëron mbi 4.500 të punësuar dhe një rrjet prej më tepër sa 15.000 bashkëpunëtorë të jashtëm, është kontinuiteti i plasmanit të brendeve në mbarë tregun botëror.