Devolli Corporation sërish ndër “Top Eksportuesit e Vitit”
0 Comments
Devolli Corporation sërish ndër “Top Eksportuesit e Vitit”
Oda Ekonomike e Kosovës, në 55 vjetorin e themelimit të saj, ka shpallur tatimpaguesit dhe eksportuesit më të mirë vendor.
Në mesin e “Top Eksportuesve të Vitit” sërish është gjendur njera ndër kompanit më të suksesshme vendore, Devolli Corporation.
Devolli Corporation me pronar Shkelqim Devolli vazhdimisht eshte shpërblyer me çmime të tilla. Ajo ka të akredituara të gjitha produktet e saj me çertifikatat më të njohura ndërkombëtare si FDA, BRC, IFS, HACCP, FSSC 2200, etj, duke bërë që keto produkte tashmë të eksportohen në mëse 17 vende të Botës.
Në ndarjen e shpërblimeve perveç Kryetarit të OEK Z. Safet Gerxhaliu të ftuar ishin edhe Ministri i Financave Z. Bedri Hamza, Drejtori i ATK-së Z. Sakip Imeri dhe Drejtori i Doganave Z. Bahri Berisha