![](https://www.devollicorporation.com/wp-content/uploads/2019/06/65258261_360623607864409_2678962627991830528_n.jpg)
Tayna performancë elektrizuese në sheshin e Prishtinës
Reperja e njohur, Tayna ka dhuruar performancë të ‘zjarrtë’ para publikut në sheshin e Prishtinës.
Tayna është bërë imazhi i kompanisë së njohur kosovare ‘Princ Instant’ dhe në kuadër të kësaj ajo ka dhuruar edhe një koncert falas, shkruan Indeksonline.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/06/64681936_397287917551444_3918148731127463936_n-1024x628.jpg)
Reperja përveç dukjes ka krijuar edhe një atmosferë tejet elektrizuese para një numri të madh adhuruesish që ishin mbledhur ta përcillnin nga afër reperen e njohur.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/06/65308338_2400954736630706_5292450700054233088_n-1024x768.jpg)
Tayna ka kënduar disa nga hitete e saj, derisa u mirëprit me duartrokitje nga publiku i mbledhur.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/06/65414711_869909730047891_3838304571835285504_n-1024x768-1-1024x768.jpg)
Kujtojmë që Tayna do të xhirojë edhe disa reklama gjatë periudhës së kontratës me ‘Princ Caffe’.