Informatat e nevojshme mbi profilin e Devolli Corporation, Të gjitha informatat rreth korporatës, misionit, historikut dhe vlerat e kompanis mund ti gjeni këtu...

Devolli Corporation

Na ndiqni në:

Blog

PJESËMARRJA NË PANAIRIN “DUBAI WORLD TRADE CENTRE”

Në Dubai, në qendrën botërore të tregtisë është hapur njëri nga panairet më të mëdha në botë. Me pjesëmarrjen e 2,500 kompanive nga 85 vende, duke përfshirë disa nga brendet më të shquara në botë.

Ky panair paraqet tendencat kryesore dhe më të reja të tregut mbi ushqimin dhe pijeve dhe synon të nxjerrë në pah risitë më të reja, modelet dhe të ringjallë lidhjet e komunikimit midis mijëra prodhuesve kryesorë në këtë sektor për pesë ditë radhazi (21-25 shkurt).

Ky panair ka për qëllim të lidhë njerëz, produkte dhe ide nga e gjithë bota përmes prezantimeeve dhe konferencave prestigjioze ndërkombëtare që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve.

Duke pas parasysh nivelin e lartë të këtij panairi, këtë vit, në mesin e kompanive prezentë është edhe Devolli Corporation me produktet : Prince Kafe Turke , Prince Instant  dhe Prince Espresso.

Prince Caffe, ka ekzpozuar gjithë gamen e produkteve të kafes në këtë panair,produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madh të vizitorëve të këtij panairi të këtij viti dhe duke ofruar një mundësi shumë të mire dhe për të realizuar kontrata të reja të cilat do të mundësojnë zgjerimin e shtrirjes edhe më shumë në tregjet ndërkombëtare.

Gjithashtu, gjatë këtij panairi prezantimi i produkteve të kompanisë me cilësinë e vet kanë gjetur interesim dhe mbështetje të madhe të vizitorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe vendorë.

Duke përfshirë këtu edhe vizitën e ambasadorit kosovar në Emiratet e Bashkuara Arabe- Avni Arifi së bashku me investitorë të ndryshëm arab.